TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjilani me dy projekte të reja për kulturë e sportë, Hyseni shpalos detaje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni sot ka shpalosur detaje rreth dy projekteve që sipas tij janë me rëndësi të madhe për qytetin. Ai tregoi se brenda dy vitesh do të ndërtohet Qendra e re kulturore e qytetit si dhe do të bëhet renovimi i palestrës sportive.

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
1
A A
Gjilani me dy projekte të reja për kulturë e sportë, Hyseni shpalos detaje

Qytetit të Gjilanit pritet t’i shtohen edhe dy projekte të reja në fushën e kulturës dhe sportit.

Për këtë, kryetari i Komunës, Alban Hyseni elaboroi në detaje projektet të Kult Qendrës dhe renovimin e palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”.

Rreth projektit të parë, Hyseni u shpreh se përfshin ndërtimin e qendrës së re kulturore ku do të ketë një sallë alternative për teatër me 200 ulëse, por edhe qasje për personat me aftësi të kufizuara.

“Vlera e projektit të Kult Qendrës është 1.2 milionë euro, ku përpos sallës së teatrit, atje do të fillojmë edhe me institucionalizimin kinemasë së qytetit, pastaj galeria e re e qytetit, pasi hapësira aktuale është vështirë e qasshme dhe hapësirë e vogël për këto aktivitete. Galeria e re e qytetit do të ketë rreth 400 m2. Në këtë objekt do të ketë edhe zyra e ambiente të punës, zhveshtore të artistëve të teatrit dhe një bufe e vogël”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, i pari këtij qyteti foli edhe për projektin e renovimit të palestrës sportive, ku theksoi se vlera totale është 2.3 milionë euro, ku pjesë e saj tha se është edhe salla e xhudos.

“Projekti përfshinë rregullimin e hapësirës së jashtme, hapësirën përreth tij, të terrenit sportiv, tribunat e hapësirat për parking. Ndërkohë, në pjesën e brendshme, ku investimet paraprake kanë qenë kozmetike, përfshinë edhe rregullimin e qatisë e dyshemesë. Do të bëhet ndërrimi i plotë i kulmit ku do të përfshihen edhe panele solare për ngrohjen e ujit për nyjet sanitare, do të rregullohet edhe sistemi modern i ngrohjes”, ka thënë Hyseni.

Sipas kryetarit Hyseni, projektet që do të implementohen këto dy vite janë me rëndësi kapitale për qytetin për ta sjellë një transformimi infrastrukturor dhe përmbajtësor për zhvillimin e këtyre aktiviteteve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Njoftimi përmes e-Kosova dhe sms-ve për regjistrimin e gjobave në sistem, qytetarët e mirëpresin shërbimin e ri

Auto Draft

Mbijetesa në natyrë-vullnetarët që shpëtojnë jetë

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

6 orë protestë, pak incidente në ditën e 13 të revoltës studentore

6 orë protestë, pak incidente në ditën e 13 të revoltës studentore

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Njoftimi përmes e-Kosova dhe sms-ve për regjistrimin e gjobave në sistem, qytetarët e mirëpresin shërbimin e ri

Auto Draft

Mbijetesa në natyrë-vullnetarët që shpëtojnë jetë

Auto Draft

Tregu i ri i veturave në Bërnicë-qytetaret ankohen për shkak të hapësirës së vogël

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën