Gjilani është nikoqir i Ballkanit në kuadër të xhiros së 36-të në Superligë, edhe pse dueli do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë me marrëveshje të dy skuadrave.
Kjo për faktin se Ballkani do ta festoj titullin e dytë të kampionit në histori të klubit dhe e kishin bërë një kërkesë të tillë në drejtim të skuadrës mysafire. Të dy skuadrat luajnë pa ndonjë presion, pasi Ballkani tanimë matematikisht ka siguruar titullin dhe Gjilani e ka të sigurt pozitën e tretë në tabelë.
Gjilani: Koliçi, Islami, Jashari, Prekazi, Hoxha, Musolli, Ramadani, Ismaili, Cale, Zabërgja, Zeka.
Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Emërllahu, Kuc, Zyba, Korenica, Gripshi, Rrahmani