TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjethet e mentes për shëndetin e trurit dhe stomakut

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Gjethet e mentes për shëndetin e trurit dhe stomakut

Menta është një barishte shumë e pasur në ushqyes e vlera për shëndetin.

Vitaminat dhe mineralet që ajo përmban e rendisin atë ndër erëzat dhe barishtet më të shëndetshme për organizmin.

Sipas të dhënave, konsumi i gjetheve të mentës jo vetëm përmirëson funksionet e trurit por edhe të sistemit tretës.

Vlerat shëndetësore të gjetheve të mentës

Sistemi tretës

Konsumi i rregullt i gjetheve të mentës ndihmon në përmirësimin e sistemit tretës.

Mentoli është një përbërës që gjendet tek të gjitha barishtet e familjes botanike ku bëjnë pjesë menta dhe nenexhiku qetësojnë muskujt e aparatit tretës duke zbutur dhimbjet.

E ftohura

Vlerat e mentës janë përgjithësisht pozitive në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes të prekura nga e ftohura dhe gripi.

Higjiena e gojës

Menta ndihmon në largimin e erës së keqe të gojës.

Ajo është efikase kundër mikrobeve që akumulohen në dhëmbë dhe qiellzë dhe optimizon higjienën e gojës.

Funksionet e trurit

Aroma e mentës mjafton për të përmirësuar fuqinë e trurit dhe përmirësuar funksionet dhe aftësitë e tij.

Menta për tretje të shkëlqyer

Vaji esencial i mentës dhe nenexhikut përshpejton zbrazjen e stomakut nga mbetjet ushqimore dhe shmang pengesat në aparatin tretës.

Menta në mjekësinë popullore

Në mjekësinë popullore kineze, menta përdoret gjerësisht për vlerat e saj qetësuese dhe aromatike.

Ajo konsiderohet shumë e dobishme në përmirësimin e shëndetit të mëlçisë, mushkërisë dhe zorrës së trashë.

Shpesh menta përdoret për të trajtuar diarrenë apo dhimbjet menstruale.

Si ta rrisni mentën në kushtet e shtëpisë

Menta është një barishte që lulëzon shpejt dhe kërkon përkujdesje minimale.

Ju mund të blini një filiz të bimës ose të këpusni një degë nga bima origjinale.

Futeni në një enë qelqi me ujë dhe prisni deri sa të lëshojë rrënjë.

Më pas, transferoni në një vazo dhe rriteni në ballkon ose parvazin e dritares.

Ajo kërkon ujitje të mjaftueshme por edhe një sistem të mirë kullimi.

Menta duhet mbrojtur nga rrezet e forta të diellit.

Gjethet e saj kanë një aromë të fortë dhe nëse mbahen në ujë mund të qëndrojnë të freskëta për disa ditë.

Gjethet e mentës mund të ngrihen ose të thahen dhe të përdoren gjatë gjithë vitit./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

Si të përshpejtoni metabolizmin edhe kur flini: 5 këshilla praktike

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

Harxhi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të çojë në njohjen reciproke me Serbinë

Harxhi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të çojë në njohjen reciproke me Serbinë

Osmanin për Pavarësi e uroi edhe Sllovenia

Osmanin për Pavarësi e uroi edhe Sllovenia

Goli i Muriqit më i miri i xhiros sipas “Marcas”

Gazeta “AS” e quan “thesar” Muriqin

Kosova u shpall e pavarur, Serbia akuzonte Amerikën pse ndihmoi “shtetin e rremë”

Kosova u shpall e pavarur, Serbia akuzonte Amerikën pse ndihmoi “shtetin e rremë”

“Këndi i debatit”- 17.02.2026

“Këndi i debatit”- 17.02.2026

Suedia uron Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Suedia uron Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Të veshur me uniformën e UÇK-së, bashkëluftëtarët në kërkim të drejtësisë

Të veshur me uniformën e UÇK-së, bashkëluftëtarët në kërkim të drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën