Kanë nisur me befasi të mëdha disa nga ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026.
Gjermania ka pësuar humbje shokuese në udhëtim te Sllovakia, e cila triumfoi 2:0 në duelin e luajtur në Bratisllavë.
Hancko (42’) dhe Strelec (55’) i sollën fitoren e madhe Sllovakisë në start të kualifikimeve, në Grupin A.
Befasi pati edhe në ndeshjen Holanda – Polonia e cila u mbyll 1:1, në Rotterdam.
“Tulipanët” kaluan në avantazh të parët me Dumfries (28’), por dhjetë minuta para fundit, polakët barazuan me Cash (80’).
Spanja startoi furishëm duke triumfuar bindshëm ndaj Bullgarisë 0:3.
Oyarzabal (5’), Cucurella (30’) dhe Meribo (38’) i siguruan fitoren “Stuhisë së Kuqe” që në pjesën e parë.
Në Grupin E, fitore shënoi edhe Turqia e cila në udhëtim te Gjeorgjia, triumfoi 2:3.
Fitoren më të thellë e realizoi Belgjika e cila si mysafire e Lihtenshtajnit triumfoi 0:6.
Në duelet e tjera u arritën edhe këto rezultate:
Lituania – Malta 1:1, Kazakistani – Uellsi 0:1 dhe Luksemburgu – Irlanda Veriore 1:3.