TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjermania jep dritën e gjelbërt për përdorimin e aseteve ruse, në prag të samitit të BE-së

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Gjermania jep dritën e gjelbërt për përdorimin e aseteve ruse, në prag të samitit të BE-së

Gjermania ka sinjalizuar se asetet ruse të mbajtura nga banka e saj qendrore mund të përdoren për të mbështetur një kredi për Ukrainën, një veprim që mund të ndryshojë ndjeshëm negociatat midis udhëheqësve të Bashkimit Evropian që do të takohen në Bruksel.

Njoftimi i përgjigjet shqetësimeve të ngritura nga Belgjika, e cila ka hezituar të ecë përpara e vetme pavarësisht se mban pjesën më të madhe të aseteve të ngrira ruse, shumica e të cilave ndodhen në Bruksel.

Vende të tjera, përfshirë Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë, gjithashtu kanë ngrirë asetet ruse.

Franca vlerësohet të mbajë rreth 25 miliardë dollarë. Gjermania nuk e ka zbuluar se sa mban, duke e mbajtur shifrën konfidenciale.

Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu besim se mund të arrihet një marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të mbështetur nevojat financiare të Ukrainës.

Kurse, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nënvizoi urgjencën e çështjes ndërsa foli me gazetarët përpara samitit.

“Nuk do të largohem nga këshilli pa një zgjidhje për financimin e Ukrainës”, tha ajo.

Mbështetja për propozimin erdhi edhe nga disa udhëheqës të BE-së. Kryeministri finlandez Petteri Orpo, deklaroi se, “Nuk kemi zgjidhje tjetër përpos të përdorim asetet e ngrira ruse për kredinë e dëmshpërblimeve.”

Kryeministrja e Letonisë, Evika Silina, theksoi se “Është e rëndësishme të tregojmë vendosmëri sot në lidhje me Ukrainën.”

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, shtoi: “Duhet ta bëjmë Rusinë të ndiejë koston e agresionit të saj”.

Megjithatë, plani përballet edhe me kundërshtime. Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se propozimi që BE-ja të përdorë asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën është “i vdekur”, duke argumentuar se ekziston një pakicë bllokuese kundër tij.

Duke folur me mbërritjen e tij në samitin e Brukselit, Orban gjithashtu hodhi poshtë idenë e financimit të Ukrainës përmes një kredie të përbashkët të BE-së, duke thënë se edhe kjo ishte e papranueshme për Hungarinë./teve1

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

“Këndi i Debatit” 09.04.2026

“Këndi i Debatit” 09.04.2026

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën