Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka dënuar përshkallëzimin e ofensivës së Izraelit në qytetin e Gazës, duke e quajtur atë “një hap në drejtimin krejtësisht të gabuar”.
“Ne e refuzojmë këtë dhe ia kemi bërë të qartë qeverisë izraelite,” tha ai gjatë një konference për shtyp, citon Al Jazeera.
Wadephul i bëri thirrje qeverisë izraelite që të kthehet “në rrugën e negociatave për një armëpushim dhe një marrëveshje” për lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza.