Gjeorgjia është kualifikuar në finale të play-offit për Kampionatin Evropian pasi në gjysmëfinalen e Ligës C ka mposhtur Luksemburgun.
Në duelin e luajtur të Tbilisi të enjten, Gjeorgjia triumfoi me rezultatin 2:0. Sulmuesi Budu Zivzivadze ishte protagonisti kryesior i fitores së Gjeorgjisë, pasi shënoi të dy golat në fitoren kundër Luksemburgut.
Golin e parë, ai e shënoi në minutën e 41-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi në minutën e 64-të.
Në finalen e play-offit të Ligës C, Gjeorgjia do të luaj me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Greqisë dhe Kazakistanit, ndeshje kjo që do të luhet më 26 mars.