TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjeopolitika e zgjedhjeve dhe “sabotazhi” në tubacionin në Serbi

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Gjeopolitika e zgjedhjeve dhe “sabotazhi” në tubacionin në Serbi

Shkruan: Gurakuq Kuçi

Zgjedhjet elektorale tashmë janë kthyer në një fakt gjeopolitik dhe jo vetëm demokratik, sidomos në Evropën Juglindore. Kjo është reflektuar në një seri ndërhyrjesh në procese zgjedhore nga Rusia dhe Serbia. Për disa raste kjo është dokumentuar, ndërsa në të tjera kanë mbetur tentativa për të ndikuar në krijimin e një realiteti politik sipas interesave të tyre. Kjo është parë në Moldavi, Gjeorgji, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Kosovë, ndërsa tani, bashkë me Hungarinë, shfaqen elemente që sugjerojnë ndikim edhe në zgjedhjet e 12 prillit.

Kjo seri ngjarjesh është si më poshtë:

– Me 21 mars, Washington Post raportoi se inteligjenca ruse SVR kishte përgatitur një skenar atentati “false flag” ndaj Orbanit. Në kontekst zgjedhor, kjo përputhet me modele të njohura të krijimit të një kërcënimi të jashtëm dhe mobilizimit të brendshëm politik.

– Me 29 mars u mbajtën zgjedhjet lokale në dhjetë komuna në Serbi, ku raportet tregojnë për zgjedhje të manipuluara nga partia në pushtet dhe Presidenti serb Aleksander Vuçiq.

– Me 30 mars, Vuçiq zhvilloi një telefonatë me Vladimir Putin për bashkëpunimin në energji, gaz dhe sektorin nuklear. Sipas mediave, janë diskutuar edhe Kosova, Rezoluta 1244, Bosnja dhe Hercegovina dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, si dhe marrëveshja ushtarake Kroaci–Shqipëri–Kosovë.

– Në të njëjtën periudhë, presidenti kroat Zoran Milanoviq anuloi takimin e Brdo-Brijonit, duke sinjalizuar refuzim për t’u bërë pjesë e këtyre zhvillimeve.

– Me 5 prill, një javë para zgjedhjeve në Hungari, në veri të Serbisë u raportua se është gjetur eksploziv pranë gazsjellësit TurkStream. Lajmi u trajtua menjëherë si kërcënim sigurie nga Vuçiq, ndërsa edhe Viktor Orban reagoi duke thirrur Këshillin e Sigurisë.

Opozita në Hungari e cilësoi incidentin si një “false flag”, por Ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijjártó, e akuzon drejtpërdrejt Ukrainën përmes deklaratës: “Në ditët dhe javët e fundit, ukrainasit organizuan një bllokadë nafte kundër nesh dhe më pas u përpoqën të na vendosin nën një bllokadë totale energjetike… dhe tani kemi incidentin e sotëm”.

Ukraina, përmes Ministrisë së Jashtme, mohon çdo përfshirje në këtë rast, duke shtuar se: “(Ka shumë të ngjarë që të ketë qenë) një operacion ‘false flag’ rus, si pjesë e ndërhyrjes së rëndë të Moskës në zgjedhjet hungareze”.

– Të gjitha këto zhvillime po ndodhin në prag të zgjedhjeve të 12 prillit në Hungari.

Konkluzione:

Të gjitha këto ngjarje sugjerojnë se çështja e ruajtjes së boshtit Moskë–Budapest–Beograd është një projekt gjeopolitik që vazhdon të ekzistojë edhe përmes ruajtjes së të njëjtëve aktorë politikë. Në forma të tjera, ky bosht do të ishte jo-ekzistues, dhe pikërisht kjo qasje i ka shndërruar zgjedhjet në një çështje jo vetëm elektorale, por edhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Presidenti Milanoviq tashmë e ka kuptuar qartë këtë lojë dhe, me anulimin e Brdo-Brijonit, ka treguar publikisht, edhe ndaj Perëndimit, se nuk do të lejojë asnjë formë të “politikës së paqëtimit” apo “stabiliokracisë” ndaj boshteve që presin ndryshime të rrethanave gjeopolitike për ekspansion në Ballkanin Perëndimor.

Paqëndrueshmëria, kapja institucionale, përçarja dhe propaganda janë disa nga elementet më të fuqishme të luftës hibride. Zbatimi i këtyre elementeve në një periudhë kaq të shkurtër tregon për një aktivitet të ashpër të boshtit pro-rus.

Në rrethanat e reja gjeopolitike, sidomos pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme, vërehet një nivel më i avancuar i kësaj lufte. Dallimi është thelbësor: nëse deri në vitet 2023–2024 sulmet ishin më të drejtpërdrejta, përfshirë edhe veprime terroriste si në Kosovë, tani vërehet një përpjekje për ta relativizuar atë periudhë, duke u paraqitur si viktimë dhe sofistikuar diplomacinë publike me arsyetim veprimesh në terren.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

“Matrix” 06.04.2026

“Matrix” 06.04.2026

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Pranverë e rëndë për bujqit

Pranverë e rëndë për bujqit

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Gati dokumentacioni për sigurimin shëndetësor dhe jetësor – FSK afër misionit paqësor në Gaza

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën