TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjenerali amerikan, Kongresit: Ukraina nuk mund ta përballojë vetë luftën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gjenerali amerikan, Kongresit: Ukraina nuk mund ta përballojë vetë luftën

Gjenerali i lartë amerikan, Christopher Cavoli, ka paralajmëruar se Ukraina nuk do të mund ta përballojë e vetme luftën kundër Rusisë, teksa një paketë masive e ndihmës vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara.

Ndihma është bllokuar prej disa republikanëve konservatorë, të cilët besojnë se çështjet e brendshme në SHBA duhet të kenë prioritet.

Gjenerali Cavoli, komandant i Komandës amerikane në Evropë, i ka thënë Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbime të Armatosura, më 10 prill, se përkeqësimi i situatës në Ukrainë “nuk duhet nënvlerësuar” pasi trupat ushtarake në fushëbetejë kanë mbetur pa municion, si dhe kapacitetet për mbrojtje ajrore janë çdo herë e më të zbehta.

“Ukraina nuk mund t’ia dalë vetë. Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë dhe partnerët duhet të vazhdojnë të dërgojnë në Ukrainë municione dhe armë”, ka thënë Cavoli.

Trupat ukrainase janë duke racionalizuar përdorimin e municionit teksa forcat ruse e kanë rritur shkallën e ofensivës, ka thënë ai para Komitetit amerikan.

Ai ka thënë se Rusia do të ketë prioritet 10-1 kundër Ukrainës, brenda javësh.

“Nuk po flasim për muaj. Nuk po flasim në mënyrë hipotetike. Po flasim për javë”, ka thënë Cavoli.

Më herët gjatë kësaj jave, presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky, ka paralajmëruar se pozicioni ushtarak i Ukrainës është duke u dobësuar për shkak të mungesës së municionit dhe armëve, sidomos ato për mbrojtje ajrore, për shkak të bllokimit të ndihmës amerikane.

Cavoli ka theksuar se kontributi amerikan është jetik, sidomos municionet dhe raketat, të cilat, sipas tij, janë elemente kritike në luftë.

“Vrasësja më e madhe në fushëbetejë është artileria… nëse Ukraina mbetet pa të, do të mbetet sepse ne i kemi ndalur ndihmat”, ka thënë Cavoli.

Ai ka përmendur, gjithashtu, se Rusia varet nga “sasia e një vendi të madh” që ia mundëson prodhimin ushtarak, përfshirë fabrikat e reja që ka për prodhim të artilerisë dhe tankeve.

Sipas tij, përgjatë luftës në Ukrainë, taktika e Rusisë ka qenë që të nisë sulme shumë të mëdha në distanca ditore, për të mbajtur ritmin e prodhimit.

“Ata prodhojnë, ruajnë dhe më pas nisin sulme të mëdha”, ka thënë ai.

“Ato sulme do ta shkatërrojnë ekonominë dhe shoqërinë civile, si dhe ushtrinë e Ukrainës, nëse nuk ka sulme mbrapsht. Pa armët e SHBA-së diçka e tillë do të ndodhë”./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli pretendon se ka goditur objekte në Iran që prodhojnë raketa dhe mina detare

Izraeli pretendon se ka goditur objekte në Iran që prodhojnë raketa dhe mina detare

Vritet shefi ushtarak i Huthëve, Izraeli merr përgjegjësinë

Huthët paralajmërojnë ndërhyrje nëse përshkallëzohet lufta Izrael-SHBA kundër Iranit

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë

Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Haxhiu rithekson përkushtimin për avancimin e grave në Kosovë

Haxhiu rithekson përkushtimin për avancimin e grave në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën