Dy punonjës kanë mbetur të lënduar si pasojë e shembjes së tavanit në Zyrën e Punësimit në Lipjan, i cili ishte rinovuar në nëntor të vitit të kaluar.
E për gjendjen e tyre shëndetësore ka deklaruar për tëvë1.info, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla i cili tha se gjendja e tyre është stabile dhe të lënduarit janë liruar për në shtëpi.
“Janë trajtuar në Qendrën Emergjente, janë kryer ingjizimet dhe ekzaminimet e nevojshme, pas trajtimit janë lëshuar për në shtëpi, gjendja e tyre është stabile”, ka deklaruar Syla./teve1.info/