TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Gjendja shëndetësore po u rëndohet”, minatorët e Trepçës hyjnë në ditën e dytë të grevës së urisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Arrestohet 29-vjeçari për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”

Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” janë futur në ditën e dytë të grevës së urisë, si shenjë proteste për vonesat që po u bëhen në ekzekutimin e pagave. E gjendja e tyre shëndetësore është duke u rënduar.

Kështu bën të ditur për Tëvë 1, Ibrahim Jonuzi, kryetar i Sindikatës së Trepçës. Ai thotë se janë të shqetësuar pasi nuk po marrin përkrahje nga institucionet.

“Tani në këto momente kur po flasim me ju, minatorët janë duke vazhduar grevën, tani po hymë në 24 orëshin e dytë të grevës së minierës së Stantërgut, ku greva është duke vazhduar si zakonisht, mirëpo kemi ndryshime sepse po hymë në 24 orëshin e dytë dhe gjendja prej momentit në moment po shkon duke u ndryshuar dhe gjendja shëndetësore është duke u rënduar. Mirëpo ne jemi të shqetësuar sepse nuk kemi përkrahje, nuk kemi komunikim me inistitucionet, nuk kanë shprehur gatishmëri për me ardh me na vizitu edhe me i dëgju hallet dhe problemet tona”, deklaroi ai.

Jonuzi theksoi se ka punëtorë të cilët edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, përcjell teve1.info

“Kemi një numër të punëtorëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa njëri prej tyre që ka qenë në gjendje pak më të rëndë i është dhënë ndihma e parë nga mjekët familjarë brenda minierës, dhe përmes autoambulancës është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku ka marrë trajtimin mjekësor, është kthyer edhe njëherë për me vazhdu grevën, mirëpo gjendja shëndetësore e tij ka qenë e pamundur për me vazhdu, dhe është liruar për në shtëpi”, tha kryetar i Sindikatës së Trepçës.

Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje Qeverisë dhe menaxhmentit të Trepçës “që të reflektojnë dhe t’i dëgjojnë hallet dhe brengat e minatorëve”.

Teksa shtoi se morali i minatorëve është i lartë, dhe pa realizimin e kërkesave, nuk do ta ndalin grevën.

Kërkesat e tyre janë realizimi i pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqja apo shkarkimi i drejtorit ekzekutiv dhe kërkesa për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve.

Minatorët e Trepçës kanë mbajtur grevë edhe në muajin gusht, me po të njëjtat kërkesa.

Ndërsa, në mbledhjen e së hënës, Qeveria ka ndarë mjete buxhetore në shumën prej 1 milion 675 mijë 50 euro për këtë ndërmarrje. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

“InfoNata” 13.11.2025

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën