Po qëndron para shtëpisë së rrënuar nga tërmeti. Gjithçka që i kanë mbetur janë këto valixhe me rroba.
E në dhjetëra ndërtesa të tjera, me mjete të rënda po gërmojnë, në përpjekje për të shpëtuar jetë njerëzish.
Këta, janë strehuar në tenda në stadiumin në Malatya.
E vullnetarë të shumtë po kujdesen për ta.
Pjesë e këtij ekipi vullnetarësh është edhe kosovari Shuajb Çalishkan.
Për tëvë1, ai rrëfen se si është gjendja në Malatya.
“Gjendja është shumë keq, …”, u shpreh ai.
Që nga orët e hershme të mëngjesit të shpëtuarit po furnizohen me ujë e gjëra ushqimore.
E mbrëmjeve për ta po gatuhen ushqime, kryesisht gjella të ngrohta.
47-vjeçari punon si personel i komunës në Bursa.
Që nga dita e parë kur ndodhi tërmeti, ai dhe kolegët e tij po ndihmojnë në shpëtimin e qytetarëve të Malatyas dhe të furnizimit me ushqim e veshmbathje për ta.
Kronika e gazetares Albiona Hajdari.