Një grua është gjetur pa shenja jete në objektin përcjellës të shtëpisë së saj në Prizren, mëngjesin e ditës së djeshme.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Rasti është cilësuar nga policia si ‘hetim i vdekjes’.
“Raportohet se në objektin përcjellës të shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.