Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Sopanicë të Kaçanikut.
Përmes raportit 24-orësh Policia ka bërë të ditur se viktima jetonte i vetëm, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke jetuar i vetëm, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku, edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor./teve1.info/







