Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai bëri të ditur se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.
Sipas Zahitit, dyshohet se fëmiu kishte hyrë në kanalin e Ibër Lepencit për t’u larë.
“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur). Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se fëmiu- viktima kishe hyrë në kanal për t’u larë!”, tha Zahiti./teve1.info/