Sipas njoftimit të policisë, vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pa jetë është dërguar për obduksion, shkruan teve1.info.
“Podujevë 11.06.2022 – 13:45. Raportohet se është gjetur një person i moshës 65-70 vjeçare i shtrirë në tokë i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.