Një burrë është gjetur pa shenja jete në një objekt të pabanuar të premten në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë 07.03.2025 – 13:46. Më datën dhe kohën e lartcekur është dhënë informata se në Prishtinë gjendet një trup i pa jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në një objekt të pabanuar kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës mashkull. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./teve1.info/