Një person është gjetur pa shenja jetë në trotuarin e fshatit Terpezë të Malishevës.
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar në fshatin Terpezë-Malishevë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF Malishevë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ka deklaruar ai.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.