Një person është gjetur i vdekur në shtëpi nga vëllai i tij në Gjakovë.
Siç njofton policia, ai është gjetur pa shenja jetë, vdekjen e të cilit e kanë konfirmuar edhe mjekët.
“Rr. Ganimete Terbeshi, Gjakovë 16.10.2023 – 14:35 Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij nga vëllai i tij, dëshmitari mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.