Është gjetur një person pa shenja jete në fshatin Drenovc të Rahovecit.
Vdekjen e tij e kanë konstatuar njësitet policore dhe ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, derisa rasti është nën hetime, raporton teve1.info.
“Fsh. Drenovc, Rahovec 07.04.2023 – 10:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, raporti 24 orësh i policisë./teve1.info/.







