Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të mërkurën në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, rasti është raportuar nga një qytetar i cili ka thënë se e ka hasur atë gjersa ishte duke kryer disa punime.
Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së e kanë tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes.
“Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar gjersa ishte duke kryer disa punime (gërmime) ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR dhe FSK kanë tërheq mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.