Sipas policisë, të premten patrulla Kufitare e Vijës se Gjelbër, gjatë patrullimit në fshatin Vermice ka hasur një trup të pajetë.
Po ashtu Drejtoria Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se në fshatin Vërmicë, ka hasur një viktimë mashkull, shtetas sirian me lëndime trupore.
Është bërë e ditur se pas kontrollit mjekësor, në këmbën e majte të viktimës është vërejtur një plagë ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jete nga arma e zjarrit, shkruan teve1.info.
“Sot rreth orës 16:40,patrulla policore Kufitare e Vijës se Gjelbër, gjatë patrullimit ne fshatin Vermice kanë hasur ne një trup të pajetë. Sipas dyshimeve të para ky rast ndërlidhet me rastin e një nate me pare, ku ka qen i plagosur një shtetas Sirian”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes thuhet se ka dalë Prokurori kujdestar i shtetit, hetuesit rajonal, hetues nga pika kufitare e Vermices, hetues nga policia e Shtetit Shqiptar nga rajoni i Kukësit si dhe hetues nga krimi i organizuar Prishtinë.
Ndërsa gjatë patrullimit, njësitet policore pranë trupit të pajetë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon./Teve1.info/
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Me datën 18.06.2022 rreth orës 00:42, policia ne Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrire para derës se shtëpisë se ankuesit, në Fshatin Vermice të Prizrenit. Reagimi policor ka qen i menjëhershëm, më të arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrire dhe të gjakosur në toke, është kontaktuar emergjenca ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit. Pas kontrollit mjekësor, ne këmbën e majte te lënduarit, është një plage ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jete nga arma e zjarrit. Personi i lënduar: Është K.A, i lindur ne vitin 2006,shtetas Sirian, I njëjti është duke u trajtuar ne repartin Ortopedik ne Spitalin Rajonal në Prizren.
Sot rreth orës 16:40,patrulla policore Kufitare e Vijës se Gjelbër, gjatë patrullimit ne fshatin Vermice kanë hasur ne një trup të pajetë. Sipas dyshimeve të para ky rast ndërlidhet me rastin e një nate me pare, ku ka qen i plagosur një shtetas Sirian. Ne vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori kujdestar i shtetit, hetuesit rajonal, hetues nga pika kufitare e Vermices, hetues nga policia e Shtetit Shqiptar nga rajoni i Kukësit, hetues nga krimi i organizuar Prishtinë. Ekipi i Krim teknikes gjatë ekzaminimit te vendit të ngjarjes ka gjetur një arme të zjarrit:
- Një Pistoletë
- Një karikator me gjashte fishek, cal. të pa njohur
- Një telefon dhe
- Disa gëzhoja