Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur rreth orës 22:00.
Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë për teve1.info se ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.Në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj”, ka thënë ajo.