Një person ka humbur jetën në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili bëri të ditur se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, pasi siç tha ai, hetimet janë duke vazhduar për të parë nëse rasti lidhet me energjinë elektrike apo me zjarrin.
Preteni gjithashtu ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Po, ka vdekur një person. Ka mbetur eksperti të dalë në vendin e ngjarjes për të parë nëse rasti lidhet me energjinë elektrike apo me zjarrin. Trupi është dërguar për autopsi në IML”, deklaroi Preteni./teve1.info/







