Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Kamenicë.
Rasti sipas policisë thuhet se ka ndodhur të enjten në rrugën “Taulantët” dhe është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.