Mëngjesin e sotëm, një 26-vjeçar është gjendur pa shenja jete në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit.
Zëdhnësi i Policisë Agron Borovci ka thënë për teve1.info se viktima është shtetas i huaj.
“Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Borovci. /Teve1.info/