Mesditën e sotme, një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti bën të ditur për teve1.info se rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
“Sot rreth 13:20 policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 81 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, theksoi ai.
Ai shtoi se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Teve1.info/