Një burrë ka njoftuar policinë se ka hasur në dy mjete të dyshimta shpërthyes në Gjakovë.
Siç njofton policia në raportin 24 orësh, vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti policor.
“Fsh. Skivjan, Gjakovë 29.03.2025-17:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se deri sa ishte duke punuar në një fushë kishte hasur në dy mjete të dyshimta shpërthyese. Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti policor”, thuhet në raport./teve.info/