TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjenden armë e municion në Leposaviq

by teve1
4 muaj ago
5
A A
Gjenden armë e municion në Leposaviq

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh, municionesh dhe pajisjesh të tjera ilegale gjatë një aksioni të ndërmarrë në fshatin Mekinice të komunës së Leposaviqit.

Në njoftim bëhet e ditur se, aksioni u zhvillua pas një raportimi të bërë në stacionin policor të Mitrovicës së Veriut nga një grua, e cila njoftoi se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj dhe se ai posedonte armë zjarri.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, Policia ka konfiskuar: 3 pushkë automatike të tipit AK-47, 1 pushkë ajrore, 1 revole, 1 shkrepës në formë revolje, 55 fishekë, 1 bajonetë, 2 thika, 5 karikatorë për AK-47, 1 karikator revoljeje, 1 këllëf revoljeje, 1 xhaketë ushtarake dhe 2 këmisha të Policisë së Serbisë.

Sipas Policisë, i dyshuari, S.T., 49 vjeç, kishte në fuqi një urdhër mbrojtjeje të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, i cili ishte aktiv nga 15 tetori 2024 deri më 15 tetor 2025.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është inicuar procedurë penale për veprat: “Kanosje”, “Mospërfillje e urdhrit të gjykatës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.  Ai është ndaluar për 48 orë.

Gjatë kontrollit, prindi i të dyshuarit, N.T., 70 vjeç, ka deklaruar se njëra prej armëve AK-47, pushka ajrore, bajoneta dhe uniformat ushtarake i përkisnin atij.

Edhe ndaj tij është inicuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Policia Rajonale Mitrovicë Veri mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë”, theksohet në njoftim.

Tags: armeLeposaviqMunicionPolicia e KosovesSekuestrim
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Qeveria ende s’ka ndarë fond për vërshimet, Murati: Në pritje të raporteve

Mbi 300 familje kërkojnë kompensime nga vërshimet në Skenderaj

Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, disa segmente me borë e akull

Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, disa segmente me borë e akull

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

Sot afati i fundit për ankesa në PZAP

KESCO kërkoi mbi 20% rritje të tarifave, ZRrE mban sot mbledhje

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Ngrica e mjegull në mëngjes të hënën

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

​Reshjet e borës, probleme me qarkullimin në një pjesë të Rrugës së Arbrit

Reshje shiu e bore, Policia apel për kujdes në trafik – Komuna e Prishtinës thotë se ekipet janë në teren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën