TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjatë javës së ardhshme do të ulen dukshëm temperaturat, pritet edhe borë

by tëvë1
2 vjet ago
2
A A
Gjatë javës së ardhshme do të ulen dukshëm temperaturat, pritet edhe borë

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se parashihen reshje shiu në viset e ulëta, duke i përjashtuar disa zona perëndimore dhe jugperëndimore, ku përveç rigave të shiut do të ketë kushte edhe për reshje bore, derisa në viset e larta mbi 1100 metra parashihen reshje të intensitetit mesatar dhe rënie të temperaturave.

Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta dhe në disa zona perëndimore parashihen reshje bore ditën e hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11 metër për sekondë

Ditën e martë do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund te sjellin riga shiu, kryesisht në disa zona të kufizuara të pjesës perëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8 metër për sekondë.

Mot me diell do të mbretërojë ditën e mërkurë, me temperatura minimale -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Edhe të enjten do të mbretërojë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 14-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Aktgjykimi i radhës në Hagë- seanca vendimtare në rastin Thaçi 2

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën