TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjashtëmbëdhjetë të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Gjashtëmbëdhjetë të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Periudha e re e musonëve e shoqëruar nga përmbytje masive u ka marrë jetën 16 personave të tjerë dhe ka lënë të lënduar dhjetëra të tjerë në gjithë provincën verilindore Punjab të Pakistanit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa ekipet e shpëtimit mbeten të angazhuara në evakuimin e mijëra personave të prekur, raportuan zyrtarët dhe mediat lokale të dielën, transmeton Anadolu.

Të paktën 13 viktima u raportuan nga kryeqyteti i provincës Lahore, në rrethet Nankana Sahib, Mandi Bahauddin, Gujranwala dhe Dera Ghazi Khan, duke e çuar numrin e të vdekurve në 46 gjatë katër ditëve të fundit, tha departamenti provincial i shpëtimit në një deklaratë.

Rrëketë e ujërave të përmbytjes vazhduan të shkaktonin kaos në disa rrethe të Punjabit, duke rrëmbyer argjinaturat, duke përmbytur fshatra dhe të mbjella, dhe duke i detyruar autoritetet të kryejnë kontrolle në një përpjekje për të shpëtuar qytetet e mëdha.

Përmbytjet masive rrëmbyen të paktën shtatë argjinatura në rrethin Bahawalpur, duke përmbytur dhjetëra fshatra dhe të mbjella në vend.

Ministrja e Lartë e Punjabit, Marriyum Aurangzeb, u tha gazetarëve në Lahore se numri i njerëzve të prekur nga përmbytjet është rritur në mbi 2 milionë, ndërsa më shumë se 700.000 njerëz janë evakuuar deri më tani në gjithë provincën.

Tre të porsalindur humbën jetën në rrethin Dera Ghazi Khan pasi nuk mund të transferoheshin në spital për shkak të rrugëve të përmbytura, raportoi transmetuesi lokal “Geo News”.

Zyrtarët qeveritarë thanë se kanë dërguar një ekip shpëtimi, megjithatë, vetë nëna ka refuzuar të shkonte në spital pasi gjendja e trinjakëve ishte e mirë në atë kohë.

Departamenti Meteorologjik i Pakistanit ka parashikuar më shumë shira gjatë tri ditëve të ardhshme, gjë që mund të përkeqësojë përmbytjet tashmë në rritje.

Është për herë të parë në historinë 78-vjeçare të vendit që tre lumenjtë lindorë – Chenab, Ravi, Sutlej – kanë dalë nga shtrati njëkohësisht.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gazetari kroat: Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Gazetari kroat: Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

​Plani evropian i rrjedhur për Ukrainën ka 24 pika

​Plani evropian i rrjedhur për Ukrainën ka 24 pika

​Vuçiq në Safarin e snajperëve, Çedomir Stojkoviq do të kërkojë hetime nga prokuroria e krimeve të luftës

​Vuçiq në Safarin e snajperëve, Çedomir Stojkoviq do të kërkojë hetime nga prokuroria e krimeve të luftës

Vitin e ardhshëm ndryshojnë tekstet shkollore

Vitin e ardhshëm ndryshojnë tekstet shkollore

Stacionet e boshatisura – Prishtina sot pa transport publik

Stacionet e boshatisura – Prishtina sot pa transport publik

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe intervale me diell

Gazetari kroat: Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Gazetari kroat: Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

Zbulohen 157 punëtorë të padeklaruar gjatë aksionit të ATK-së

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën