Gjashtë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Pavlan të Pejës.
Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Gjatë persona janë lënduar. Janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe po merren me rastin. Nuk dihet ende gjendja e tyre, pasi janë duke u trajtuar dhe nuk kemi ndonjë informacion”, ka deklaruar Gashi.