Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast me vjedhje të rëndë ka ndodhur në qytetin e Podujevës, një tjetër rast ka ndodhur në Ferizaj, dy në Rahovec, një në Zveçan dhe një rast i vjedhjes së pyllit në Gjakovë.
Sipas PK-së, në fshatin Bajçinë e Podujevës një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe pajisje elektronike të kamerave.
“Fsh. Bajçinë, Podujevë 25.05.2022-16:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur , para të gatshme stoli ari dhe pajisje elektronike të kamerave, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
Po ashtu, tre persona janë arrestuar në Ferizaj të mërkurën gjatë një plani operativ për parandalimin e vjedhjeve.
Nga PK-ja kanë bërë të ditur se të dyshuarve u janë gjetur një sasi e rrobave që dyshohet të jenë të vjedhura dhe të njëjtit kanë pranuar se kanë kryer vjedhjen nëpër lokale të ndryshme.
Sipas PK-së, të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 25.05.2022. Gjatë një plani operativ për parandalimin e vjedhjeve janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe tek të njëjtit janë gjetur një sasi e rrobave që dyshohet të jenë të vjedhura. Gjatë intervistimit të dyshuarit e kanë pranuar se kanë kryer disa vjedhje nëpër lokale të ndryshme. Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.
Edhe në fshatin Xërxë të Rahovecit, një person është arrestuar për vjedhje, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Xërxë, Rahovec 25.05.2022 – 02:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer vjedhje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
Para të gatshme janë vjedhur edhe në fshatin Radoste të Rahovecit, ku një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë kryer vjedhjen.
“Fsh. Radoste, Rahovec 24.05.2022 – 23:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme, rasti është duke u hetuar”, është bërë e ditur në raportin e PK-së.
Ndërkaq, në fshatin Serbovc të Zveçanit, një person ka raportuar se persona të panjohur nga vetura i kanë vjedhur një çantë me para.
Sipas PK-së, rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Serbovc, Zveçan 25.05.2022 – 14:26. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur nga vetura i kanë vjedhur një çantë me 4000 dinarë dhe 1160€ kesh para. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Një rast tjetër i vjedhjes është kryer në Gjakovë, ku gjatë patrullimit kanë ndaluar një kamion me targa vendore, i cili kishte ngarkuar një masë drunore prej 4.5m.
Sipas PK-së, masa drunore është konfiskuar nga APK-ja, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rr. Faik Konica, Gjakovë 25.05.2022 – 10:20. Raportohet se njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një kamion me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte të ngarkuar një masë drunore prej 4.5 m³. Masa drunore është konfiskuar nga APK ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /teve1.info/