TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

by teve1
8 orë ago
0
A A
Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në Prishtinë, Gjilan, Shtime, Dragash dhe Junik.

Sipas raportit policor, tre nga të dyshuarit e përfshirë në këto raste janë dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një person është arrestuar nën dyshimin se i kishte shkaktuar dhunë psikike nënës së tij.

“Prishtinë 06.12.2025-05:00. Dyshohet se djali i saj i dyshuari m/k i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj ankueses f/k. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Në një rast tjetër, gjithashtu në Prishtinë, një person dyshohet se ofendoi bashkëshorten e tij dhe e njëjta ndihet e rrezikuar për shkak të dhunës psikike të përsëritur. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar.

“Prishtinë 05.12.2025-NN. Me 06.12.2025 dyshohet se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj e ka ofenduar ankuesen f/k dhe ndihet e rrezikuar dhe sipas saj i njëjtit shpeshherë shkakton dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin e PK-së.

Në Gjilan, një person është arrestuar lidhur me një rast të dhunës në familje më 28 nëntor, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin me 06.12.2025 është arrestuar i dyshuari m/k dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

Në Shtime, një burrë u arrestua pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari m/k  pasi që, ditë më parë kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Në Dragash, raportohet se një burrë është paraqitur në shtëpinë e tij, por bashkëshortja e tij nuk e ka lejuar. Pas intervistimit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se para një muaji ankuesi m/k ka shkuar në shtëpinë e tij, por bashkëshortja e tij e dyshuara f/k nuk e ka lejuar. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Ndërsa në Junik, një burrë u arrestua pasi pas një mosmarrëveshjeje ishte fjalosur me prindin e tij. Pas intervistimit, ai u lirua me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje është fjalos me prindin e tij viktimën m/k. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Të gjithë rastet janë nën hetime nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Hamza: 130 është numri i fitores

Hamza: 130 është numri i fitores

Cagliari mposht Romën

Cagliari mposht Romën

Shifrat magjike të Shaqirit te Baseli

Shaqiri i kthehet golave

Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Hamza: 130 është numri i fitores

Hamza: 130 është numri i fitores

Kurti: Me numrin 116, drejt një fitoreje të madhe

Kurti: Me numrin 116, drejt një fitoreje të madhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën