TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjashtë lojtarë të Sassuolos izolohen para ndeshjes me Juventusin, shkaku i një virusi

by Bujar Mehmeti
48 minuta ago
0
A A
Gjashtë lojtarë të Sassuolos izolohen para ndeshjes me Juventusin, shkaku i një virusi

Sassuolo ka njoftuar në prag të ndeshjes së tij në Serie A kundër Juventusit se kanë raportuar një rast të konfirmuar të “kolla e mirë” (pertusis) në skuadër, si dhe pesë anëtarë të tjerë me “simptoma të përputhshme me sëmundjen”.

Një shpërthim i kollës së mirë (pertusis) ka goditur skuadrën e Sassuolos vetëm disa ditë para përballjes me Juventusin.

Klubi shkroi në një deklaratë zyrtare të premten: “Sassuolo njofton se, pas disa testeve të kryera ditët e fundit, është identifikuar një rast i kollës së mirë, së bashku me pesë raste të tjera që shfaqin simptoma të përputhshme me sëmundjen brenda grupit të ekipit.

Personat që shfaqin simptoma aktualisht janë në izolim dhe kanë qenë nën monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor i klubit për tre ditët e fundit. Stafi po zbaton të gjitha procedurat e kërkuara nga protokollet aktuale shëndetësore në koordinim me autoritetet shëndetësore. Gjithashtu theksohet se të gjithë anëtarët asimptomatikë të grupit kanë ndërmarrë menjëherë masa specifike parandaluese”.

Klubi e ka njoftuar tashmë “Lega Serie A” për situatën dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve dhe stafit.

Sassuolo luan si mysafir ndaj Juventusit të shtunën në mbrëmje dhe, sipas “Football Italia”, ndeshja nuk rrezikohet të shtyhet.

Identiteti i lojtarit të prekur dhe i atyre me simptoma mbetet i panjohur.

Sassuolo ka humbur dy ndeshjet e fundit në kampionat, por renditet në vendin e 10-të me 38 pikë pas 29 ndeshjeve.

Ndërkohë, Juventusi ndodhet në vendin e pestë me dy fitore radhazi në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti është e pamposhtur në tre ndeshjet e fundit dhe ndodhet vetëm një pikë pas vendit të katërt.

Juventusi dhe Sassuolo janë përballur jo shumë kohë më parë në ndeshjen e parë të sezonit më 6 janar, ku “Bianconerët” fituan bindshëm 3-0.

Pjesë e Sassuolos është edhe portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric.

Gardiani dardan është i përfshirë në listën e publikuar nga selektori i Kosovës, Franco Foda, para përballjes së madhe të Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratisllavë, me 26 mars. Ajo ndeshje luhet në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” për Botërorin e vitit 2026.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Enver Idrizi e kishte rrahur dy herë Chuck Norrisin, karateisti shqiptar kujton kohën me aktorin e ndjerë

Enver Idrizi e kishte rrahur dy herë Chuck Norrisin, karateisti shqiptar kujton kohën me aktorin e ndjerë

Xhaka me lot në sy flet për fëmijërinë e tij: Me vëllain qëndronim nga 18 orë vetëm në shtëpi

Xhaka me lot në sy flet për fëmijërinë e tij: Me vëllain qëndronim nga 18 orë vetëm në shtëpi

Basketboll, nënkampioni kundër kampionit

Sfida të rëndësishme në elitën e basketbollit

Gattuso publikon listën e Italisë për play-offin e Botërorit

Gattuso publikon listën e Italisë për play-offin e Botërorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën