TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Gërxhaliu: Shqetësuese situata ekonomike në vend, qeveria me eufori proklamon rritjen ekonomike

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Gërxhaliu: Shqetësuese situata ekonomike në vend, qeveria me eufori proklamon rritjen ekonomike

Kjo kërkesë vjen nga ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili thotë se rritja ekonomike nuk duhet të proklamohet me eufori nga Qeveria, pasi që Kosova përballet me shumë sfida, me mungesë të investimeve të huaja dhe mungesë të vendeve të reja të punës.

Gërxhaliu parasheh që këtë vit Kosova të ketë rritje ekonomike rreth 4 përqind.

“Kosovës i duhet një rritje ekonomike më e vogël, 3 apo 4 përqind, por që të ketë shume indikatorë. Të ketë investime të huaja direkte që për fat të keq jo që mungojnë, por po thuajse nuk ekzistojnë. Nevojiten vendet e reja të punës, mbështetje e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, rritje të eksporteve dhe mbi të gjitha kontaktim të punëve të kompanive kosovare në vendet e ndryshme dhe orientimi në digjitalizim dhe shërbime. Këto janë për të dëshiruar, por për momentin ka vërtet shumë më tepër hapësirë për t’u shqetësuar se sa për një eufori për rritje ekonomike enorme. Në veçanti kur vendet e zhvilluara evropiane janë duke u ballafaquar me pasoja të krizës, e analizojnë ndryshimin e akcizës, ndryshimin e politikës tatimore(TVSH), politika sociale dhe nuk e politizojnë pandeminë. Dhe dëmi më i madh që po i bëhet Kosovës në këtë moment, është politizimi i kësaj krize qoftë në aspektin social dhe ekonomik, por mbi të gjitha politik dhe debatues mes pozitës dhe opozitës”, thotë ai.

Eksperti i ekonomisë thotë se rritja ekonomike nuk duhet të ndodhë nga konsumi dhe remitancat.

Sipas tij, volumi i importeve ka rënë për afër 13.6 përqind.

“Në qoftë se merren parasysh referencat e tyre(FMN-se dhe BB-së) për rritje ekonomike, Kosova do ta ketë këtë vit një rritje ekonomike diku afër 4 përqind, por ajo çka është me rëndësi që dua ta ndaj me ju faktin që Kosovës i duhet një rritje ekonomike e ndërtuar në shumë indikator dhe jo vetëm në konsum dhe në diasporë. Mbi të gjitha duhet të kuptohet që rritja më e mirë ekonomike është ajo e cila e shijon qytetari dhe kjo nuk po ndodhë. Nëpër konferenca të institucioneve vendore shumë herë flitet me pompozitet për rritje të të hyrave, por vlen të theksohet se sot derisa po flasim, aspekti i volumit të importeve ka rënë për afër 13.6 përqind, ndërsa e kemi një rritje në aspektin financiar të vlerës së importuar që dëshmon se kriza e ka bërë të vetën, produktet enorme janë shtrenjtuar, inflacioni është në rritje, sot është më tepër se 11.2 përqind, dhe e tëra kjo po e godet qytetarin dhe shtresën e ulët, por po e faktorizon qeverinë duke thënë që po rriten numri i të hyrave. Po e them, po rritet numri i të hyrave në aspektin financiar buxhetor për hir të krizës, por jo në aspektin sasior ku e kemi një rënie me 13.6 përqind minus”, thekson Gërxhaliu.

Më tej, Gërxhaliu ka treguar indikatorët e rritjes ekonomike, që sipas tij, qasja e Qeverisë është e gabuar.

“Në qoftë se ne kemi rekomanduar që Kosovës i duhen shumë indikator ekonomik për të gjetur një mesatare të rritjes ekonomike, kjo ka hasur në keqkuptim, por e tërë rritja e promovuar është ndërtuar në dy apo tre indikator, indikatori i parë ka qenë rritja e remitancave, indikatori i dytë ka qenë pjesërisht shtimi i eksporteve dhe indikatori i tretë ka qenë konsumi. Kështu në qoftë se shpenzon dhe i rritë shpenzimet dhe ka pak të hyra dhe me theksuar se ka rritje ekonomike , është një qasje e gabuar”, thekson ai. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot kryesisht i vranët

Haxhiu: Presidenti duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo partive – PDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin

Haxhiu: Presidenti duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo partive – PDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin

Haxhiu për vjedhjen e votave: Hajnia s’ka asnjë arsyetim, duart nuk futen në kuti, u devijua vullneti i qytetarëve

Haxhiu për vjedhjen e votave: Hajnia s’ka asnjë arsyetim, duart nuk futen në kuti, u devijua vullneti i qytetarëve

Haxhiu kritikon refuzimin e ankesave në PZAP: Shërbim për pushtetin, s’e trajtoi çështjen thelbësisht

Barcelona avancon në gjysmëfinale të Kupës

Barcelona avancon në gjysmëfinale të Kupës

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Arsenali kalon në finalen e Kupës së Ligës

Arsenali kalon në finalen e Kupës së Ligës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën