TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gërxhaliu: Rritja e çmimit të energjisë do të ishte goditje për ekonominë kosovare

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Gërxhaliu: Rritja e çmimit të energjisë do të ishte goditje për ekonominë kosovare

Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerëson se një rritje e çmimit të energjisë elektrike do të ishte një goditje për ekonominë kosovare.

Gërxhaliu në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka thënë se një rritje e tillë eventuale do të ishte goditje edhe për standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës

“Duhet të kuptohet që kërkesa për ngritje të çmimit të energjisë elektrike nga tre operatorët kryesorë është e fund janarit të vitit 2025 ku kërkohet nga 400 milionë që kanë qenë të destinuara në vitin 2024 kjo shifër të rritet në 545 milionë euro që është një rritje për 35% dhe definitivisht një rritje e tillë eventuale do të ishte një goditje për ekonominë kosovare por mbi të gjitha për standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndryshe, kompanitë e sektorit të energjisë kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike.

Nga ky institucion për tëvë1 kanë bërë të ditur se janë në fazën e vlerësimit të hollësishëm të këtyre aplikimeve, dhe rezultatet do të shqyrtohen në diskutim publik.

“Pas përfundimit të vlerësimit, ZRRE-ja do të publikojë një raport për konsultim me publikun, ku do të paraqesë analizat dhe rekomandimet e saj. Ky raport do të jetë në dispozicion për konsultim publik për një periudhë dyjavore. Pas shqyrtimit të komenteve të marra gjatë periudhës së konsultimit, ZRRE-ja do të propozojë një vendim përfundimtar, i cili do të dërgohet për miratim në Bordin e ZRRE-së. Deri në përfundimin e këtij procesi dhe publikimin e raportit konsultativ, ZRRE-ja nuk mund të prononcohet lidhur me mundësinë e rritjes apo uljes së tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025. Ky proces është i dizajnuar për të siguruar transparencë dhe për të marrë mendimin e publikut dhe palëve të interesuara para se të miratohet çdo ndryshim në tarifat e energjisë.”

Nga 1 prilli mund të shtrenjtohet energjia elektrike në Kosovë, qytetarët e kundërshtojnë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën