TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërxhaliu: Kosovës i mungon inspektoriati aktiv i tregut, rregullat e çmimit i diktojnë tregtarët

by teve1
1 vit ago
1
A A
Gërxhaliu: Kosovës i mungon inspektoriati aktiv i tregut, rregullat e çmimit i diktojnë tregtarët

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerëson se rritja e çmimeve të produkteve të konsumit në Kosovë për 2.9 për qind në mars, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është një rritje shumë e madhe.

Gërxhaliu ka thënë se ekonomia sot ka mbetur në mëshirë të komunitetit të biznesit, si dhe është shndërruar në një zhvillim organik pasi sipas tij qasja institucionale shumë më tepër po dëmton sesa që po ndihmon.

“Në qoftë se bëhet një krahasim mes të njëjtës periudhë të vitit 2024-2025 vërtetë është një rritje çmimesh shumë e madhe dhe nëse bëhet një analizë e strukturës së ngritjes së çmimeve janë produkte esenciale që janë përditshmëri e realitetit kosovar. Sot ekonomia ka mbetur shumë më tepër në mëshirë të komunitetit të biznesit dhe është shndërruar në një zhvillim organik sepse çdo qasje institucionale shumë më tepër po dëmton sesa që po ndihmon”, ka deklaruar ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Sipas Gërxhaliut Kosovës i mungon një inspektoriat aktiv i tregut dhe prandaj rregullat e çmimit i diktojnë apo dirigjojnë tregtarët.

“Definitivisht Kosovës i  mungon një inspektoriat aktiv i tregut, i mungon digjitalizimi i të dhënave nga hyrja dhe evidentimi i importeve dhe sot teorinë e çmimeve apo rregullat e çmimit i diktojnë apo dirigjojnë tregtarët dhe jo institucionet ose monitorimi i inspektoratit”, ka shtuar ai.

Ai po ashtu ka thënë se lufta për pushtet në vend të asaj për qytetarët e ngulfat perspektivën e Kosovës dhe besimin se në Kosovë do të vijnë ditë më të mira.

“Derisa sot qytetarët e Kosovës ballafaqohen me një ngritje të çmimeve, me probleme të shumta politike, si dhe me një imazh jo të mirë në aspektin ndërkombëtar dhe të jemi pa qeveri dhe të bëhet kjo luftë për pushtet dhe jo për qytetarët vërtetë është diçka që e ngulfat perspektivën e Kosovës dhe besimin se në Kosovë do të vijnë ditë më të mira”, është shprehur Gërxhaliu.

Ndryshe, çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje 2.9 për qind në mars, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ishte 0.8 për qind në muajin mars.

Rritje të çmimeve në mars kanë shënuar kafeja, çaji dhe kakaoja me 17.1 për qind, perimet 8.7 për qind dhe mishi me 8.3 për qind. Ngritje të çmimeve pati edhe buka dhe drithërat me 2.1.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,9% në muajin mars 2025, krahasuar me muajin mars 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet: kafe, çaj dhe kakao (17,1%); perime (8,7%); mish (8,3%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (7,6%); qumësht, djathë dhe vezë (7,1%); pemë (6,7%); pije alkoolike (6,3%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (6,2%); shërbime hoteliere (5,8%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5,4%); këpucë (5,4%); shërbime financiare (5,2%); shërbime ambulantore (5,2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,8%); kujdes personal (4,3%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (3,7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3,2%); duhan (2,9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2,4%); veshje (2,4%); bukë dhe drithëra (2,1%); pajisje shtëpiake (1,9%); shërbime për transport (1,8%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (1,3%)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës./teve1.info/

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Theret një 34-vjeçar në Tiranë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Spanja eliminon Portugalinë

Spanja eliminon Portugalinë

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën