TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gërxhaliu: Arroganca e pushtetit do t’i kushtojë Kosovës në imazh

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Gërxhaliu: Qytetarëve u duhet ndihma nga shteti për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu shprehet se kriza ekonomike në Kosovë e ka një hov rritës e cila po ndikon edhe në aspektin social. Ai ka komentuar edhe deklaratat e qeveritarëve për indikatorët ekonomikë, ku thotë se nuk duhet të mashtrohen qytetarët me shifra.

“Kriza ekonomike në Kosovë e ka një hov rritës e cila po ndikon edhe në aspektin social, mirëpo ajo çka është më shqetësuese se te qytetarët ka revoltë dhe pakënaqësi që po manifestohet përmes sindikatave. E kemi në njërën anë qeverinë që paralajmëron dhe promovon të arriturat dhe rezultatet pozitive të indikatorëve ekonomikë, e në anën tjetër inflacioni ka arritur në 19.2 % sipas Bankës Botërore, dhe e tëra kjo vërtet e ka futur një skepticizëm tek qytetarët për një jetë më të mirë dhe për një ardhmëri më stabile. Dhe kur krejt kësaj i shtohen edhe debatet e fundit në relacion Kosovë-Serbi ku promovohet armatimi, ku përmenden termat e ndershëm për luftë dhe dukuri të tjera negative, druaj që të gjitha këto procese edhe më tepër po e rrisin pakënaqësinë e skepticizmit tek qytetarët dhe nuk duhet të na habisë fakti që sot në Ballkanin Perëndimor shumë më tepër tentohet të largohen të rinjtë dhe kuadrot e reja se sa të mbesin në Kosovë. Prandaj është koha kur duhet të kemi dialog të mirëfilltë publiko-privat dhe jo për t’u larguar”, thekson ai.

Gërxhaliu, në një intervistë për KosovaPress, thotë se arroganca e pushtetit do t’i kushtojë Kosovës në imazh.

Sipas tij, Kosova nuk mund të jetë atraktive për investitorët të huaj dhe për tërheqjen e tyre në qoftë se nuk është pro bizneseve ekzistuese në Kosovë.

“Vet fakti që kemi këtë mungesë të dialogut të mirëfilltë, qoftë me sindikatat ose me qytetarë, e dëshmon faktin e një distance të pushtetit që nuk i bën nder demokracisë, dhe vet fakti që kemi këtë arrogancë të pushtetit përballë sindikatave, do t’i kushtojë Kosovës në imazhin e vetë. Vet fakti që në Kosovë me vite të tëra nuk kemi investitorë të huaj dhe promovohet vetëm ndihma e diasporës, ndihmë e cila është e orientuar në konsum dhe jo në zhvillim, besoj që është mëkati më i madh që po bën Kosova Kosovës. Prandaj vërtet sot kemi sfida të shumta, por në qoftë se dikush duhet ta ketë përgjegjësinë për një situatë të tillë ekonomike çfarë e ka kapluar Kosovën, mëkataret jemi ne, në veçanti institucionet vendore dhe politikbërësit aktual’, thotë Gërxhaliu.

Eksperti i ekonomisë, Gërxhaliu ka komentuar edhe deklaratat e fundit të ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me indikatorët ekonomikë dhe rritjen e depozitave nëpër banka.

“Është e vërtet se nëse analizohen deklaratat qeveritare që thuhet se ka rritje të depozitave, por nuk e thonë të vërtetën. Të jeni në Zvicër, për të deponuar para në banka duhet të paguani tatim dhe obligime të tjera. Kështu që zhvillimi ekonomik i atyre shteteve është prioritet e në Kosovë vijnë e investojnë kapitalin dhe deponojnë, sepse nuk duhet të paguajnë asgjë. Prandaj, nuk duhet të mashtrohemi në shifra të tilla. Kosovës i duhet një zhvillim substancial, një rritje ekonomike substanciale dhe jo vetëm dekor politik dhe indikator të cilët vërtet nuk reflektohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve në kohën kur inflacioni është shqetësues, dhe trendet ekonomike janë negative. Ndërsa diplomacia ekonomike dhe politike faktikisht është inegzistente ”, thotë ai./kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

Pas Ankesës së Listës Serbe ndaj KQZ-së, OSBE: Do vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet

Shtutica e Drenasit pa ujësjellës, banorët në hall

Ndërpritet përkohësisht uji në disa fshatra të Mitrovicës

Haxhiu: Marrëveshja e Ohrit nuk kalon për PDK-në, sanksionet do të largohen me negocim

Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP

Dalin bisedat e Lajçak me Epstein – komente për gratë dhe takimi me Lavrov

Dalin bisedat e Lajçak me Epstein – komente për gratë dhe takimi me Lavrov

Granit Xhaka do të mungoj së paku tri javë te Sunderlandi

Sunderlandi pa Xhakën kundër Burnleyt

Gallapeni e nis me fitore te Lodzi

Gallapeni drejt Serie A, Lodzi cakton çmimin

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

Muriqi kërkon golin e radhës në La Liga

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

Sassuolo merr vendim për portierin Muriq

Muriq thotë se është ringjallur te Sassuolo

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

Pas Ankesës së Listës Serbe ndaj KQZ-së, OSBE: Do vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën