Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se po punohet intensivisht për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e njohjeve të reja, raporton teve1.info
Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme, Gërvalla tha se janë bërë përparime të rëndësishme për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Sipas Gërvallës, anëtarësimi në KiE është çështje muajsh dhe jo vitesh, derisa shtoi se se fokusi kryesor është anëtarësimi në NATO.