Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, të martën në takim me ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Maxime Prévot.
Ajo ka thënë se në takim ka ritheksuar domosdoshmërinë që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të përmbyllet brenda Presidencës së Luksemburgut, ‘si një hap i vonuar drejt barazisë institucionale’.
Gërvalla ka bërë të ditur se po ashtu ka kërkuar përkrahje të qartë në heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
“Ritheksova domosdoshmërinë që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të përmbyllet brenda Presidencës së Luksemburgut, si një hap i vonuar drejt barazisë institucionale. Po ashtu, kërkova përkrahje të qartë në heqjen e masave të padrejta ndaj vendit tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ministrja në detyrë ka shtuar se gjatë takimit është theksuar qartë edhe se zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është i nevojshëm dhe strategjik.
“Në Luksemburg, me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm, Xavier Bettel, theksuam qartë se zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është jo vetëm i nevojshëm, por edhe strategjik, nga zhvillimi ekonomik e dixhital, tek arsimi, shëndetësia dhe energjia e pastër. E vlerësova lart praninë e trupave nga Luksemburgu në Kosovë, si pjesë e Detashmentit të përbashkët me Belgjikën, një kontribut i prekshëm për sigurinë në vend dhe në rajon”, ka shtuar Gërvalla./teve1.info/