TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla: Shqyrtimi i draftit për Asociacionin vetëm nëse Serbia zbaton Marrëveshjen bazike

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gërvalla: Shqyrtimi i draftit për Asociacionin vetëm nëse Serbia zbaton Marrëveshjen bazike

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova do të mund ta shqyrtojë draft-statutin e propozuar nga Perëndimi për krijimin të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, vetëm nëse ai dokument është pjesë e Marrëveshjes bazike për normalizim marrëdhëniesh, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë, një vit më parë, dhe nëse atë e respekton Beogradi.

“Ka një logjikë pse duhet të jetë pjesë e pakos, sepse pakoja parasheh njohjen de facto nga ana e Serbisë. Një dokument i tillë nuk është i shëndoshë për vendin tonë në momentin që nuk e kemi as njohjen de facto, e lëre më njohjen de juro nga ana e Serbisë”.

Ajo i ka bërë këto deklarata në një intervistë për agjencinë e lajmeve, KP. Sipas Gërvallës, aktualisht Qeveria e Kosovës nuk mund të procedojë me draftin për Asociacionin, pasi, sipas saj, draftet nuk dërgohen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“Draftet duhet të kalojnë nëpër disa etapa para se të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese. Dhe ky draft, kështu siç është, i shkëputur nga pakoja që kemi në Bruksel, nuk mund të procedohet më tej nga Qeveria në asnjë hap”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka thënë se ky draft është pjesë e Marrëveshjes bazike, të cilin Kosova se ka në plan ta shkëpusë.

“Çfarë kemi thënë ne, ju kemi propozuar partnerëve tanë që nëse ata konsiderojnë që me Serbinë nuk mund të arrijmë sukses në formë bilaterale, atëherë ne si Qeveri e përgjegjshme kemi treguar gatishmërinë tonë që të ulemi edhe me përfaqësues të serbëve në Kosovë, edhe të hartojmë një dokument, që respekton rendin tonë kushtetues, ligjet tona, por edhe plotëson disa kërkesa të komunitetit serb në Kosovë. Për këtë propozim ende nuk kemi hasur në gatishmërinë e partnerëve tanë”. Faktori ndërkombëtar insiston që Kosova duhet të formojë sa më shpejt Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Mosbërja e hapave në këtë drejtim e ka penalizuar Kosovën me mosantarësim në Këshillin e Evropës – organizatën lidere për të drejta të njeriut – më herët gjatë këtij viti. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik. Vitin e kaluar, zyrtarë evropianë, e kanë përpiluar një draft-statut për Asociacionin, i cili është pranuar në parim.

Por, më vonë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar këtë dokument si “non-paper”. Në gjuhën e institucioneve evropiane, non-paper është një dokument joformal, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për ndonjë çështje të kontestuar.

Kurti ka thënë më herët gjatë javës në një intervistë për A2CNN se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mund ta dërgojë draftin për Asociacionin në Komisionin e Venedikut.

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj kësaj deklarate, duke thënë se marrëveshja e Brukselit për Asociacionin nuk parasheh diçka të tillë. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës. Dy vendet dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar. Bashkimi Evropian ka përsëritur disa herë se zgjidhja e të gjitha problemeve mes dy vendeve, është faktor tejet i rëndësishëm për rrugën e tyre evropiane./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë dhe armëmbajtje pa leje

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë dhe armëmbajtje pa leje

Adrijana Hoxhiq dhe lidhjet me Milan Radoiçiçin: Dyshime për interesa biznesore, keqpërdorim të fondeve publike dhe përfitim nga pronat komunale në Mitrovicën e Veriut

Adrijana Hoxhiq dhe lidhjet me Milan Radoiçiçin: Dyshime për interesa biznesore, keqpërdorim të fondeve publike dhe përfitim nga pronat komunale në Mitrovicën e Veriut

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin e Japonisë, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin e Japonisë, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Haziri: Haga dhe Dhomat e Specializuara u vendosën për shkak të pengimit të drejtësisë dhe dëshmitarëve

Disa ushtarë padisin ministrinë, nuk u paguan për orët shtesë

Ushtari i FSK-së i akuzuar për përdhunim në Britani shpallet i pafajshëm

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Bahreini rrëzon dronët iranianë pranë bazës amerikane

Limaj del me kërkesë për Kuvendin pas dënimit të Thaçit

Limaj del me kërkesë për Kuvendin pas dënimit të Thaçit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën