Në një konferencë të përbashkët, Gërvalla theksoi se roli i Greqisë është i domosdoshëm për të ulur tensionet me Serbinë, përcjell teve1.info
“Roli i Greqisë është shumë i mirëseardhur dhe shumë i domosdoshëm në përpjekjet për të ulur tensionet edhe me Serbinë, me qëllim që pastaj të mund të pasojë normalizimi në vend të përshkallëzimit…ky takim i sotëm ishte në vazhdën e një serie takimesh në rrethana të ndryshme dhe me përmbajtje të ndryshme. Presim me padurim rezultatet, hapat e mëtejshëm në temat që diskutuam sot. Diskutuam për ekonominë, për bashkëpunimin në të gjitha fushat e ekonomisë, anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës”, tha ajo.
Kryediplomatja Gërvalla theksoi se në këtë takim është diskutuar edhe rreth iniciativave të ndryshme të koordinuara dhe bashkëpunuara në kulturë dhe për hapat praktik të bashkëpunimit të ndërsjelltë. /Teve1.info/