Për shkak se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani ndodhen në SHBA, Kosovën në Bruksel do ta përfaqësojë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Lajmin e konfirmoi shefi i kabinetit të MPJ-së, Sharr Jakupi.
“Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, do të udhëtoj në Bruksel për të marrë pjesë në Western Balkans Leaders Dinner”, ka shkruar ai.