Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas dështimit të seancës konstituive për të 10 herë, ka akuzuar paritë opozitare për pengim të formimin të institucioneve.
Ajo ka thënë se veprimet e partive opozitare ku kontestohet propozimi i partisë fituese për kryeparlamentar “janë filma” për të blerë kohë.
E pse po e bëjnë këtë ajo ka përmendur tri arsye, njëra sipas saj është edhe një koalicion i opozitës me Listën Serbe.
“Është e papranueshme që në vazhdimësi partitë opozitare të pengojnë formimin e institucioneve. Të gjitha veprimet e partive opozitare janë filma, janë finte të cilat duan të qojnë në blerje të kohës për të arritur diçka opozita duhet të na tregojë tani. A është kjo përpjekja për të krijuar një qeveri të parive opozitare së bashku me Listën Serbe, apo pazaret mes tyre ende nuk kanë sjellë rezultat apo dëshirojnë vendin në zgjedhje të reja”, tha Gërvalla./teve1.info/