Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po qëndron në Poloni për të nderuar viktimat e Holokaustit në 80-vjetorin e çlirimit të kampit Aushvic.
Sipas MPJD-së me ftesë të Muzeut Shtetëror Aushvic Birkenau, është ftuar për herë të parë një delegacion nga Republika e Kosovës për pjesëmarrje në ngjarjen e 80 vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit dhe shfarosjes Aushvic.
Ngjarja e organizuar nga Muzeu dhe Drejtori i saj Piotr Cyëiński, thuhet se po mbështetet nga Shteti i Polonisë dhe delegacionet e shteteve pjesëmarrëse po i mirëpret Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda.
Po ashtu thuhet se në ngjarje po marrin pjesë rreth 50 delegacione shtetërore, me afër 10 shtete që marrin pjesë me kreun e shtetit (Mbretin apo Presidentin) dhe kreun e Qeverisë (Kryeministrin apo Zëvendëskryeministrin).
“Ndonëse nuk ka pasur hebrenj nga Kosova të internuar apo të vrarë në kampin Aushvic, Kosova bashkëndjen dhimbjen për mëse 1.1 milion njerëz të vrarë në Aushvic, dhe njëherit krenohet me trashëgiminë e saj të mbrojtjes së hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore”, thuhet në njoftim.