Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nisi fjalimin e saj me liberalizimin e vizave, duke thënë se ky sukses është rezultat i Kosovës për të luftuar korrupsionin, gjë që partnerët ndërkombëtar e kanë njohur këtë përpjekje.
Ajo u ndal edhe te ndikimi i pasaportës së Kosovës dhe zgjedhjeve të përgjithshme që për herë të parë qytetarët do të votojnë nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës.
“Ky hap forcon lidhjen midis Kosovës dhe qytetarëve të saj jashtë vendit. Një pjesë e kësaj konference do t’i kushtohet bashkëbisedimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, bashkëbisedim ky jetik për të siguruar që ky proces do të zhvillohet me sukses dhe në përputhje të standardeve më të larta. Ky bashkëpunim do të ndihmojë në adresimin e çdo detaji organizativ dhe në garantimin se çdo qytetarë pavarësisht vend ndodhjes së tij do të ketë mundësi që të shpreh votën e ti. Shërbimet për qytetarët në ambasada dhe qytetarët kanë parë lehtësira të dukshme nga lehtësimi i procedurave për dokumente deri te përkrahja për mërgatën tonë në raste emergjente. Kemi punuar për të qen gjithnjë më pranë qytetarëve tanë jashtë vendit. Këtu kontributi i juaj është i jashtëzakonshëm që nga përmirësimi i klimës në raport me qytetarët që shfrytëzojnë shërbimet tuaja, po ashtu edhe në përmirësim të ambienteve të ndryshme, një prej shembujve është blerja e disa prej objekteve që janë Ambasada të Republikës së Kosovës si pronë e Republikës së Kosovës në shtetet ku ju përfaqësoni republikën dhe gjithashtu procedurat e finalizuar për disa nga ambasadat të reja që blihen së shpejti “, tha ajo.
Sipas saj, një prej prioriteteve mbetet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Në fillim të mandatit tonë kjo dukej si një synim i largët por sot jemi një hap larg nga përmbushja e tij, dy hapat e rëndësishëm janë arritur, pranimet tona në aplikim si dhe kalimi i të gjitha fazave procedurave, madje edhe votimi me 80 për qind në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Tani na ndan vetëm një hap i fundit për t’u bërë pjesë e kësaj organizate që forcon të drejtat e qytetarëve dhe pozitën tonë ndërkombëtare dhe është pikërisht procesi i anëtarësimit NË Këshillin e Evropës, ai që ka treguar se ambasadat tona, ambasadorët tanë, diplomatët e Republikës së Kosovës kanë një rrjet të fuqishëm me të cilin bashkëpunojnë ngushtë kur është fjala për interesin e përparimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare“, tha ajo.
Ajo shtoi se hapja e misioneve të reja në Kolumbi, Poloni dhe Malajzi, është një dëshmi se diplomacia e vendit tonë nuk njeh kufijtë dhe se çdo mision i ri është një mundësi për të sjellë përfitime të reja për qytetarët dhe vendin tonë.
Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu tha se sot përmes kësaj konference i jepet rëndësi e veçantë reflektimit mbi të arriturat dhe sfidat e diplomacisë.
Kryeziu potencoi se rëndësia e diplomacisë parlamentare nuk është vetëm një shtojcë në diplomacinë shtetërore, por një shtyllë e fuqishme e saj.
“Sot përmes kësaj konference i japim një rëndësi të veçantë reflektimit mbi të arriturat dhe sfidat e diplomacisë sonë më një fokus ndryshe në drejtimet ku mund të përforcohemi dhe të ndryshojmë pozitën ndërkombëtare. Dua të nis me rëndësinë e diplomacisë parlamentare. Ky dimension nuk është më një shtojcë në diplomacinë shtetërore por është një shtyllë e fuqishme e saj. Në vitet e fundit, Kuvendi i Kosovës ka ndërtuar rrjete bashkëpunimi me parlamente të vendeve të ndryshme, duke lobuar drejtpërdrejt për njohje të reja dhe përkrahje në forume ndërkombëtare”, u shpreh Kryeziu.
Në këtë konferencë nuk mori pjesë presidentja Vjosa Osmani, përkundër faktit se një vit më herët iu drejtua të pranishmëve në konferencën e ambasadorëve. Njëjtë kishin marrë pjesë edhe ish presidentët Hashim Thaçi dhe Atifete Jahjaga, megjithatë, mospajtimet e Osmanit me Kurtin dhe Gërvallën, raporton KP