TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla: Kosova një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Gërvalla: Koha të ndodhë liberalizimi i vizave, BE të ngrijë bisedimet me Serbinë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, pasi që Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare me mbi dy të tretat e votave i ka dhënë sot mbështetje aplikimit të Kosovës në KE, ka thënë se për Kosovën ky vendim i sotëm përbën një hap historik, duke shtuar se ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë.

Sipas Gërvallës, me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë.

Ajo ka thënë se mbetet shumë punë për të bërë, dhe procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe plot sfida.

“Mbetet edhe shumë punë për të bërë. Procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe plot sfida. Por Republika e Kosovës në fund të procesit do ta zërë vendin e saj të merituar si anëtare e Këshillit të Evropës”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Ministrja ka falënderuar shtetet të cilat nuk e kanë njohur formalisht Kosovës, por që nuk e kanë bllokuar anëtarësimin,

“Nuk mund të lë pa falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat përsëri dëshmuan të jenë aleati më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës, dhe të cilat na mbështetën fuqishëm në dialogun tonë me një numër të madh të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. Falënderim i posaçëm i takon grupit ndërinstitucional të përbërë nga Zyra e Presidentes, Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Zyra e Kryeministrit, dhe MPJD-ja, i cili udhëhiqet nga zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili udhëhiqet nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Saranda Bogujevci, ekipit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg, e cila udhëhiqet nga ambasadori Lulzim Hiseni si dhe të gjithë atyre që kontribuan sado pak për këtë ditë të rëndësishme”, ka shkruar Gërvalla tutje.

Përfund ministrja ka e ka cekur se ka shumë punë për të bërë, shumë sfida për të përballuar, por që sipas saj dita e sotme meriton të festohet denjësisht. /teve1.info/

Tags: Anetaresimi ne KEdonika gervallaSHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën