TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla: Kosova aleate dhe partnere e besueshme e BE-së

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Gërvalla: Kosova aleate dhe partnere e besueshme e BE-së

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është domosdoshmëri dhe një përgjigje konkrete nda zhvillimeve gjeopolitike.

Ajo kështu është shprehur në takimin e ministrave të Jashtëm të anëtarëve të BE-së dhe shteteve kandidate, me ftesë të Presidencës Polake të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është më një projekt abstrakt politik, por një domosdoshmëri strategjike, një përgjigje konkrete ndaj realiteteve të reja gjeopolitike dhe sfidave që rrezikojnë themelet e paqes dhe sigurisë evropiane. Në këtë kontekst të ri, ku arkitektura e Evropës po rikonfigurohet përballë kërcënimeve dhe sfidave të shumanshme, takimi në Varshavë përfaqëson një mundësi për të marrë vendime të guximshme dhe për të artikuluar një vizion të qartë për një Evropë më të bashkuar, më të sigurt dhe thellësisht demokratike”, ka shkruar Gërvalla në takimin ku prezentë ishte edhe Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.

Ajo ka thënë se Kosova është e përkushtuar për anëtarësim në BE dhe mbetet partnere e besueshme e Evropës.

“Kosova, si demokracia më e qëndrueshme dhe vendi më pro-evropian në Ballkanin Perëndimor, mori pjesë në këtë tryezë me qëndrime të qarta dhe me bindjen se zëri ynë është i pazëvendësueshëm për të ardhmen e rajonit. Si një shtet që ka ndërtuar institucione funksionale, ka forcuar sundimin e ligjit dhe ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj reformave dhe vlerave evropiane, Republika e Kosovës sjell përvojën e një vendi që nuk kërkon vetëm integrim, por kontribuon me përgjegjësi ndaj projektit të përbashkët evropian. Në Varshavë, riafirmojmë se Republika e Kosovës është dhe mbetet një aleate dhe partnere e besueshme e Bashkimit Evropian, një faktor stabiliteti, sigurie dhe progresi demokratik, në rajon dhe në gjithë kontinentin”, ka shkruar Gërvalla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

Osmani: Fjalimi im në Kuvend nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë

​Musliu-Shoshi: Kosova është i vetmi shtet që ka mbetur mbi një vit nën sanksionet e BE-së

​Musliu-Shoshi: Kosova është i vetmi shtet që ka mbetur mbi një vit nën sanksionet e BE-së

Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën

Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Irani kërcënon bazat amerikane në Evropë në rast të një sulmi të ri ndaj Teheranit

Ymeri akuzon Qeverinë Kurti për dështim në energji, përmend Martin Berishajn dhe Vuk Hamoviqin

Ymeri akuzon Qeverinë Kurti për dështim në energji, përmend Martin Berishajn dhe Vuk Hamoviqin

Rusia dhe Serbia diskutojnë për një kontratë të re afatgjatë të gazit rus

Rusia dhe Serbia diskutojnë për një kontratë të re afatgjatë të gazit rus

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën