TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gërvalla: Ka lëvizje pozitive nga shumë shtete për njohje të Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gërvalla: Suedia po bisedon me anëtarët për aplikimin tone në BE

Lëvizje pozitive drejt njohjes së Kosovës nga disa shtete ka paralajmëruar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

E para ministrisë së Punëve të Jashtme, ka shprehur rezerva teksa është pyetur rreth mundësisë së njohjes së vendit nga Ukraina, por që ka thënë se ka lëvizje pozitive drejt sigurimit të njohjeve të reja.

“Ne e dimë se sa agresive është fushata e Serbisë por edhe e Rusisë për të penguar njohje të reja dhe për të krijuar çnjohje të Kosovës nga shtete të ndryshme. Prandaj, ne, asnjë prej shteteve me të cilat bisedojmë nuk e vëmë publikisht para sfidave të tilla por ka lëvizje të shumta me shumë shtete”, deklaroi ajo për RTK-në.

Gërvalla ka thënë se janë përqendruar në 5 shtetet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, derisa ka përmendur edhe punën që po bëhet në anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

“Ne jemi përqendruar kryesisht te pesë shtetet e BE-së sepse mendojmë që ato nëse nuk realizohen do të kthehen në një sfidë serioze për rrugën euroatlantike të Kosovës. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare nuk duhet të kthehet vetëm në një çështje formale, të prestigjit por duhet të jetë një çështje e cila duhet të shihet dobia në secilën organizatë. Ne kemi aplikuar në maj të vitit të kaluar për Këshill të Evropës, në ndërkohë kemi kaluar fazën e parë, pra një prej dy fazave i kemi kaluar. Tani ndodhet çështja në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku ka përkrahje shumë të madhe për Kosovën”, u shpreh Gërvalla.

Gërvalla foli edhe për masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, për çka tha se të njëjtat duhet të hiqen sa më parë.

“Ato masa janë të pakuptimta për mendimin tim dhe duhet të hiqen sa më shpejt. Se si do të jetë procesi do të më lejoni mos ta diskutojmë publikisht sepse i ka disa gjëra të cilat është mirë kur ndodhin dhe është mirë kur gëzohemi në fund por është mirë ta ruajmë njëfarë konfidencialiteti ndaj partnerëve”, tha Donika Gërvalla.

Tags: Gervallanjohja e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli: Vendimet më të dëmshme për Kosovën i kanë votuar ish-opozita dhe Lista Serbe – VV-ja asnjëherë s’ka votuar njëjtë me ta

Pacolli: Vendimet më të dëmshme për Kosovën i kanë votuar ish-opozita dhe Lista Serbe – VV-ja asnjëherë s’ka votuar njëjtë me ta

Kelmendi mohon akuzat: Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak

Intervistohet Kryeprokurori Kelmendi – E shoh si tendencioz veprimin për marrjen e postit tim

“Deputetët e VV-së nuk kanë faj” – Pacolli fajëson opozitën për dështimin e mandatit të Konjufcës

“Deputetët e VV-së nuk kanë faj” – Pacolli fajëson opozitën për dështimin e mandatit të Konjufcës

Emisioni “Këndi i Debatit” 19.11.2025

Bashkimi triumfon në Francë

Bashkimi nuk ia del, eliminohet nga FIBA Europe Cup

Vëllaznimi mposht edhe Pejën

Vëllaznimi mposht Teutën

Kelmendi mohon akuzat: Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak

Intervistohet Kryeprokurori Kelmendi – E shoh si tendencioz veprimin për marrjen e postit tim

“Deputetët e VV-së nuk kanë faj” – Pacolli fajëson opozitën për dështimin e mandatit të Konjufcës

“Deputetët e VV-së nuk kanë faj” – Pacolli fajëson opozitën për dështimin e mandatit të Konjufcës

Cakolli: Vonimi i datës së zgjedhjeve rrezikon funksionimin e institucioneve

Cakolli: Vonimi i datës së zgjedhjeve rrezikon funksionimin e institucioneve

Emisioni “Këndi i Debatit” 19.11.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 19.11.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën